Lajme
Nëse ka marrëveshje, ku përdoret shqipja?
Draft-ligji parashikon një përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në Kuvend, në Qeveri, në gjykata, në noteri, në komuna, në tabelat e rrugëve dhe në kartëmonedha...
Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë, gjykatë, mdia…ka mbetur çështja e pazgjidhur ndërmjet dy partive politike, LSDM-së dhe BDI-së, të cilat po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta gjet një formulë qeverisëse. Tabori shqiptar BDI dhe Aleanca për Shqiptarët po kërkojnë që shqipja të zyrtarizohet në gjithë shtetin, madje dhe në kartëmonedhat shtetërore, derisa pala maqedonase vetëm në administratë.
Bisedimet ndërmjet dy partive politike ka javë që kanë filluar, por ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana e partive politike për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Por, sipas medieve lokale çfarë parashikon draftligji për gjuhën shqipe dhe ku do të gjejë ajo përdorim?
“Draft-ligji parashikon një përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në Kuvend, si në të folur ashtu edhe në të shkruar. Drejtuesit e Kuvendit, në rast se janë shqiptarë, do të mund t’i drejtojnë seancat në gjuhën e tyre amtare, ndërkohë që të gjitha aktet që do të nxirren, do të jenë gjithashtu në dy gjuhë”, thuhet në atë që kanë propozuar shqiptarët.
Me draftligjin për përdorimin e shqipes, parashikohet nisja e zbatimit të shqipes edhe në ekzekutiv, ku ministrat për herë të parë do të mund të flasin në seancat qeveritare në shqip, ndërsa zgjidhja parashikon që shqipja të zbatohet edhe në të shkruar, si dhe në relacionet e qeverisë me institucionet e tjera.
Pra, draftet e dala nga Qeveria do të shkojnë direkt në Kuvend apo organe të tjera, në të dyja gjuhët, përcjell Albeu.com.
Por, shqipja nis zbatimin edhe në sistemin gjyqësor. Aktet noteriale do të jenë gjithashtu edhe në shqip.
Megjithatë, në seancat gjyqësore ka ende paqartësi për shkak të ndërlikimeve që do të rrjedhin nga zbatimi i dygjuhësisë, varësisht palëve, ekspertëve të angazhuar si dhe dorëzimit të dispozitivëve etj.
Gjuha shqipe do të përdoret edhe në rajonet ku nuk jetojnë shqiptarë. Kjo masë pritet të përfshijë edhe tabelat nëpër vendkalimet kufitare.
“Kërkesa e tyre për dokumente apo nevoja të tjera parashtrohet në shqip, ndërsa përgjigja do të kthehet sërish në shqip nga organet komunale, por pasi të jetë përpunuar nga një agjenci e posaçme në nivel republikan, e cila do të merret ekskluzivisht me përkthimin dhe dorëzimin të kërkesës drejt qytetarëve brenda afatit 1 orësh”.
Po ashtu, në kuadër të këtyre zgjidhjeve, parashikohet edhe një Inspektorat që do të monitorojë veprimtarinë e Agjencisë, cilësinë e përkthimit, si dhe zbatimin e gjithë dispozitave që dalin nga draftligji për gjuhën.
“Dokumentet personale, si letërnjoftimet, certifikatat, pasaportat etj., me draft-ligjin për shqipen do të jepen në mënyrë automatike në gjuhën respektive të qytetarit, pa nevojën sikurse deri më tani, të dorëzimit të një kërkese për gjuhën që kërkonte qytetari. Gjuha shqipe do të gjejë përdorim edhe në kartmonedha, në komandën e policisë dhe atë ushtarake”, citon kjo media draftligjin.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu edhe përshtatjen e tabelave edhe në gjuhënshqipe, sikurse ajo e Kuvendit dhe institucioneve të tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë









