Lajme
Rama “fshesë” në Qeveri, ndërron katër ministra
I pari që u shkarkua ishte njeriu më besnik i kryeministrit Rama, Sajmir Tahiri, ministri i Brendshëm, ndërsa pas tij u larguan edhe tre ministra të tjerë ai i Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Pushtetit Vendor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka rënë “fshesë” katër ministrave të Kabinetit qeverisës, duke shkaktuar një “termet” në qeverinë Ram. I pari që u shkarkua ishte njeriu më besnik i kryeministrit, Sajmir Tahiri, Ministri i Brendshëm, ndërsa pas tij u larguan edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ai Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ministri i Pushtetit Vendor dhe Koordinatorit Kombëtar për Antikorrupsionin, Bledi Çuci.
Shpjegimin zyrtar për largimin e ministrave e dha vetë kryeministri Rama, i cili në mënyrë të përsëritur në të kaluarën ka refuzuar çdo mundësi ndryshimesh në kabinetin e tij.
“Ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër, veçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 Qershorit, të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”, deklaroi ai.
Rama hodhi poshtë gjithashtu zërat se ndryshimet mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë kërkese nga aleati i tij Ilir Meta, dhe aq më tepër si pasojë e protestës së opozitës e cila për më shumë se tre javë po kërkon poshtë dritares së tij krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.
“Këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen, një orë paradite dhe një orë pasdite, në studion televizive që është instaluar këtu poshtë zyrës sime. Nuk ka lidhje as me deputetët e shkretë të PD-së që bëjnë turne nate me grafik, për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri-tjetrin për pagesat e figurantëve të cilët mezi po i mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërkohe, pa humbur kryeministri shqiptar caktoi emrat e rinj që do të drejtojnë në muajt e fundit para zgjedhjeve Ministrinë e Brendshme, të Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Çështjeve Vendore.
Në vend të Saimir Tahirit vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ilir Beqaj zëvendësohet nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu,. Në vend të Blendi Klosit te Ministria e Mirëqenies Sociale shkon deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ndërsa deputeti tjetër Eduard Shalsi zëvendëson Blendi Çuçin te Çështjet Vendore.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës














