Lajme
Pos nga rriqrat, Kosova rrezikohet edhe nga ethet e minjve
Dy persona janë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore nga ethet e minjve, kurse gjatë këtij viti 67 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e pickimit të rriqrave
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dy persona janë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore nga ethet e minjve, raporton ‘Evropa e Lirë’.
Mësohet se gjatë këtij viti në Kosovë 67 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e pickimit të rriqrave, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu edhe një person është hospitalizuar nga kafshimi i gjarpërinjve, që mund të jetë sëmundje shumë serioze, madje vitin e kaluar 21 persona kishin kërkuar ndihmë nga kafshimi i gjarpërinjve.
Në Ministrinë e Shëndetësisë janë shprehur se tashmë ekziston Këshilli Nacional për ethet hemorragjike dhe ethet e minjve, ku ka dhe një plan me të cilin parashihet se çka do të punohet për çdo vit, në mënyrë që të parandalohen këto sëmundje.
Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat, ishin 5,200 persona.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë










