Shkurt.ch
Shkalla e papunësisë në Zvicër, ulet në 3%
Shkalla e papunësisë në nivel vendi është 3.0 për qind ndërsa një vit më parë, në fund të gushtit të vitit 2016 ajo ishte 3.2 për qind
Sipas sondazheve të Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi (Seco), në fund të muajit gusht në zyrat regjionale për ndërmjetësim të punës (RAV) ishin të paraqitur 135.578 veta si të papunë. Kjo shifër tregon se shkalla e papunësisë në nivel vendi është 3.0 për qind, shkruan nzz.ch.
Një vit më parë, në fund të gushtit të vitit 2016 kjo shkallë ishte 3.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Ose, shprehur me shifra, numri i të papunëve gjatë kësaj periudhe njëvjeçare është zvogëluar për 7280 veta apo për 5.1% .
Ulje veçanërisht të madhe ka pësuar brenda vitit numri i të papunëve të moshave nga 15 deri 24 vjeçare, thuhet më tutje në raportin e Seco-s. Shtendosje është shënuar edhe në numrin e të papunëve të moshave mbi 50 vjeçare.
Nga ana tjetër, në fund të gushtit kishte më shumë të paraqitur si të papunë në krahasim me gjendjen në fund të korrikut, përcjell albinfo.ch. Por kjo shpjegohet me efektet sezonale, gjegjësisht me faktin se në këtë periudhë të rinjtë përfundojnë zanatin dhe jo të gjithë punësohen menjëherë. Për këtë arsye ata paraqiten në entin e punës.
Në fund të gushtit në Zvicër zyrtarisht ekzistonin 12.349 vende të lira të punës ndërkohë që ishin 195.334 persona që kërkonin punë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











