Kosova
KOMF: Partitë të merren edhe me programe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ju është adresuar kandidatëve për kryetarë të komunave, prej të cilëve kërkojmë zotimin se të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre do të jenë pjesë e prioriteteve të axhendës qeverisëse në rast se marrin besimin e qytetarëve.
“Përfshirjen aktive të fëmijëve në çështjet që i prekin ata, duke konsideruar pikëpamjet e vetë fëmijëve në proceset vendimmarrëse komunale. Ndarjen e buxhetit të nevojshëm për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në komunën tuaj. Zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse komunale për krijimin e komunës mike për fëmijë, të bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Rritjen e cilësisë së arsimit dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes dhe qasjes në arsim, parandalimin e braktisjes dhe parandalimin e dhunës në shkolla. Krijimin e planeve konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, janë disa nga kërkesat e kësaj organizatë që u ka kërkuar partive të fusin në prigramet e tyre.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër













