Kosova
Odat Ekonomike në Kosovë e Serbi angazhohen për barazi në tregun rajonal
Gërxhaliu: “Si OEK kemi ngritur zërin që këto barriera t’i takojnë të kaluarës dhe ne vërtet kemi menduar që dialogu të jetë mekanizëm i kapërcimit të këtyre barrierave"
Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të realizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike“ dhe “Heinrich Böll Stiftung” për tejkalimin e barrierave për biznesin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetar i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, deklaroi se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme në lehtësimin e të bërit biznes, tejkalimin e barrierave dhe eliminimin e ndikimit politik kur bëhet fjalë për zhvillim ekonomik.
“Si OEK kemi ngritur zërin që këto barriera t’i takojnë të kaluarës dhe ne vërtet kemi menduar që dialogu të jetë mekanizëm i kapërcimit të këtyre barrierave. OEK-u edhe më tutje do të ndjekë këtë përgjegjësi që të promovojë dhe të rrisë imazhin e vendit në mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë”, ka thënë Gërxhaliu.
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Serbisë, Marko Çadezh, ka thënë se është i rëndësishme fakti se dy vendet kanë filluar bashkëpunimin dhe që lidhjet ekzistojnë. Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, të cilit iu nda mirënjohje, tha se dialogu në Bruksel është shumë i rëndësishëm, por sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë nëpërmjet bizneseve si dhe për çdo nivel të shoqërisë. Ai shtoi se tashmë janë komitetet ato që japin kontributin kryesor në thyerjen e barrierave dhe krijimin e lidhjeve.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin











