Lajme
Kompanitë e huaja nuk paguajnë tatime në Kosovë
Shumëfish më pak kompani të huaja figurojnë në listat e Administratës Tatimore, si biznese që paguajnë tatime ndaj shtetit të Kosovës, krahasuar me numrin e këtyre firmave të regjistruara në institucionet e vendit.
Bazuar në dokumentet zyrtare që ka siguruar “Koha Ditore”, rezulton se në Kosovë janë të regjistruara 17 mijë e 278 kompani të huaja, ndërsa vetëm 338 prej tyre i paguajnë obligimet tatimore ndaj shtetit.
Këto të dhëna janë konfirmuar si të sakta edhe nga vetë zyrtarët e institucioneve kompetente, ATK-së dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Dallimi kaq i madh në mes këtyre të dhënave, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe vetë përfaqësuesve të bizneseve, po dëshmon për çrregullimet e mëdha të konkurrencës në treg dhe shkallën e lartë të ekonomisë joformale përmes ikjes nga tatimi, shkruan Koha Ditore.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













