Lajme
Adem Demaçi: “Askujt s’i shërben urrejtja në mes të popujve”
Në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Universitetin e Gjenevës u mbajt konferenca më temën “Një shekull histori në jetën e një shkrimtari”
Në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Universitetin e Gjenevës u mbajt konferenca më temën “Një shekull histori në jetën e një shkrimtari”
Ligjërues të kësaj teme ishin kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi dhe veprimtari Shemsi Syla. Konferenca u organizua nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Gjenevës.
Rruga e gjatë e shqiptarëve për realizimin e aspiratave si dhe të drejtave të tyre kombëtare ishin në fokus të konferencës më temën “Një shekull histori në jetën e një shkrimtari”.
Në fjalën e tij, veprimtari Shemsi Syla me fakte paraqiti dhunën e shtetit serbe mbi shqiptarët dhe qëndresën që bënë ata, duke pasur gjithnjë burim frymëzimi ideatorin dhe simbolin e rezistencës, Adem Demaçi.
Në konferencë ishin të pranishëm ambasadorët i Shqipërisë në Bernë dhe Gjenevë, Mehmet Elezi e Sejdi Qerimaj, ambasadori i Kosovës, Naim Malaj dhe i Maqedonisë, Ramadan Nazifi, David Hiler, ministër i Financave të Kantonit të Gjenevës, veprimtarë të çështjes kombëtare të ardhur nga shumë qytete të tjera të Zvicrës dhe personalitete të shumta nga jeta akademike dhe politike.
Nga ana e tij, Adem Demaçi, pasi falënderoi shtetin zvicran për ndihmën e madhe që ka dhënë, kërkoi nga shqiptarët ta gjejnë pikën e përbashkët; ta bashkojnë dijen, kulturën, arsimin dhe ta kultivojnë frymën e tolerancës.
«Përkundër viteve të gjata të burgut, asnjëherë nuk e kam urrejtur popullin serb, por e kam kritikuar qeverinë dhe kishën serbe që ka krijuar urrejtje dhe ka ushtruar dhunë mbi popullin shqiptar. Askujt s’i shërben urrejtja në mes të popujve», tha Demaçi.
Ai përshëndeti iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga për themelimin e Këshillit antikorrupsion, por nuk mund të priten rezultatet e duhura, meqë këtë Këshill e formoi me po ata që kanë qenë të thirrur deri tani ta luftojnë korrupsionin.
Në pyetjen e Albinfo.ch se se cili është mendimi i tij lidhur me fusnotën e vendosur për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencat rajonale, Demaçi nuk deshi të prononcohet publikisht.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno











