E-Diaspora
Përkundër protestave, Gjermania dëboi kosovaren me 8 fëmijë
Asaj i ishte dhënë mundësia të udhëtonte vullnetarisht në Kosovë, ka thënë të enjten një zëdhënës i policisë. Por, pasi që nuk e kishte shfrytëzuar këtë të drejtë, ishte dhënë urdhri për dëbim
Me urdhrin e drejtorisë për drejtësi të landit të Saksonisë, ishte vendosur për dëbimin në Kosovë të një gruaje 37 vjeçare me tetë fëmijët e saj. Fëmijët ishin të moshave 2 deri 17 vjeçare.
Pasi që i ishte refuzuar kërkesa për azil, asaj dhe familjes i ishte dhënë mundësia të udhëtonte vullnetarisht në Kosovë, ka thënë të enjten një zëdhënës i policisë, shkruan welt.de. Por, duke qenë se gruaja me fëmijët e saj nuk e kishin shfrytëzuar këtë të drejtë, ishte dhënë urdhri për dëbim.
Sipas informatave të policisë, familja është transportuar nga Dresdeni drejt Aeroportit të Frankfurtit, transmeton albinfo.ch. Prej atje, është dsshur të fluturonin në orën 14 për në Kosovë.
Edhe pas hipjes së tyre në makinë, një grup prej 25 protestuesish janë përpjekur të pengojnë nisjen. Ata nuk kanë hequr dorë nga bllokimi edhe pse kishin urdhrin nga policia që të tërhiqeshin. Kështu, zyrtarët janë detyruar t`i largojnë me dhunë. Me këtë rast ka pasur edhe rezistencë ndaj policëve kështu që pritet të ngrihen padi ndaj dy prej protestuesve.
Siç ka shkruar albinfo.ch tashmë, në mbrëmjen e të mërkurës rreth 20 deri 30 persona kanë protestuar në Dresden kundër dëbimit nga Gjermania të familjes së përmendur kosovare. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë bllokimin e rrugës që protestuesit e kishin bërë në natën e të mërkurës, ka sqaruar një zëdhënës i policisë sot, shkruan tag24.de.
Ndaj dy protestuesve, policia do të ushtrojë kallëzim penal pasi që ata gjatë përpjekjes së policisë për heqjen e bllokadës kishin ofruar rezistencë të ashpër ndaj saj. Megjithatë, policia njofton se nuk ka pasur të lënduar.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










