Lajme
Nuk respektohet vendimi për heqjen e lejes së punës
Mbetet e paqartë ku shkojnë paratë që merren në emër të lëshimit të lejeve të punës
Bizneset dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë raportuar se disa komuna nuk po respektojnë ende vendimin për heqjen e lejes së punës, përkatësisht ligjin për tregtinë e brendshme.
Përkundër ligjit në fuqi që nuk përfshin lejen e punës në disa komuna ata janë detyruar të paguajnë për to. Këtë e konfirmon edhe këshilltari i Ministres së Tregtisë, Bernard Nikaj.“Ka pasur disa raste kur njerëzit janë ankuar tek ne për çështjen e lejeve të punës. Këtë e kemi kuptuar edhe përmes partnerëve në projekte . Ministrja ka pasur takim me shumicën e komunave dhe i ka njoftuar zyrtarët e komunave. Ne prapë është dashur të ndërhyjmë për të hequr këto pengesa”, ka thënë Nikaj për radio Kosovën.
Mbetet e paqartë ku shkojnë paratë që merren në emër të lëshimit të lejeve të punës.
Komunat kishin kundërshtuar me forcë ligjin për tregti të brendshme me shpjegimin se ky ligj i përjashton ato tërësisht dhe krijon paqartësi.
Raporti i fundit i Bankës Botërore ka kritikuar pikërisht lejet e punës, si një nga elementet më negativë që radhitnin Kosovën ndër vendet ku më së shumti ka vështirësi në hapjen dhe të bërit biznes.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”












