Lifestyle
Yjet në përkrahje të vrasëses adoleshente
Tregimi i një vrasëse 16-vjeçare ka shpërthyer në botë, pasi disa prej yjeve më të famshme e kanë përkrahur një iniciativë për lirimin e saj.
Cyntoia Brown është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2004 pasi kishte vrarë, Johnny Allen, një 43-vjeçar që e kishte zgjedhur atë për marrëdhënie seksuale.
Adoleshentja kishte shkuar në shtëpinë e Allenit një natë dhe ishte përdhunuar dhe rrahur vazhdimisht. Ajo ishte në rrugë me urdhër të të dashurit të saj, që përshkruhet si një gangster i dhunshëm i cili e kishte abuzuar vazhdimisht Brownin. Madje kishte kërkuar nga ajo që t’i sillte disa para.
Klienti, që më pas u bë viktima e Cyntoias, i kishte drejtuar asaj armët duke i treguar se ishte një ish-snajperist i Ushtrisë. Ky fakt e kishte bërë atë më shumë nervoze, ka treguar adoleshentja, transmeton Albinfo.ch.
Cyntoia kishte ngrënë darkë me Allenin dhe më pas kishte hskuar në shtrat me të. “Ai më shtrëngoi aq shumë sa që u frikësova dhe mendoja se do të më godiste apo diçka…”, ka thënë ajo para një gjykate.
Allen, sipas deklaratës së Brownit, kishte shkuar për të marrë një armë dhe ajo nga frika e kishte qëlluar për vdekje. Ajo u akuzua si adoleshente dhe u deklarua si e pafajshme. Prokurori gjeti se e kishte vrarë Allenin me përpjekje për ta grabitur atë, pasi kishte ikur me kuletën e tij dhe me armët. Juria e kishte shpallur fajtore. Tani në fund të 20-ve, Brown mund të lirohet me kusht kur të bëjë 67 vjet.
Në përkrahje të saj tashmë kanë dalë yje të mëdha botërore si Rihanna, Kim Kardashian e Cara Delevigne, që kanë reaguar në rrjete sociale me hashtagun #FreeCyntoiaBrown.
“Sistemi ka dështuar. Është zemërthyese të shohësh një vajzë të re të trafikuar seksualisht dhe më pas kur ajo ka kurajë të kthehet, burgoset përjetë! Duhet të bëjmë më shumë dhe të bëjmë më mirë. E kam ftuar avokatin tim që të shohë se si mund të ndihmojmë”, ka shkruar Kardashian në Twitter.
“Për të gjithë ju që jeni përgjegjës për dënimin e këtij fëmije, shpresoj që zoti të mos ju sjellë kurrë fëmijë”, ka shkruar Rihanna në Instagram.
Deri tani, një peticion që kërkon faljen nga presidenti për lirimin e saj ka mbledhur gati 200 mijë nënshkrime.
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?













