Lajme
Shqiptarët braktisin Greqinë, investojnë në Shqipëri
Kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka bërë që një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë të hapin biznes të ri në Shqipëri ose ta transferojnë atë.
Ekspertët e Ekonomisë thonë se klima e favorshme e biznesit, siguria dhe eksperienca e punës që kanë siguruar në vendin fqinj, janë tre prej arsyeve që emigrantët kanë vendosur të investojnë në vendin e tyre, raportojnë mediat e Tiranës.
Ekonomistët e shohin këtë si një hap pozitiv për ekonominë shqiptare, kjo sepse rrit punësimin si dhe cilësinë e shërbimeve.
Turizmi, Bujqësia, si dhe bizneset e shërbimeve janë disa prej sektoreve ku kanë investuar emigrantët shqiptarë të kthyer nga Greqia.
Edhe shifrat zyrtare greke të publikuara pak ditë më parë flasin për një nxjerrje të kapitalit jashtë Greqisë prej afro 500 milionë eurosh nga emigrantët shqiptarë gjatë vitit të kaluar.
Para këto që janë depozituar në bankat shqiptare apo janë investuar në ekonomi.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











