Lajme
Foshnja lindet pa gjak!
Bardhësia e jashtëzakonshme “prej fantazme” i kishte alarmuar mjekët, të cilëti dhanë transfuzioni të gjakut
Olivia e vogël ka ardhur krejtësisht e bardhë, “si fantazmë” në këtë botë. Kontrolli mjekësor që i është bërë ka ardhur në konstatimin tronditës: shikuar nga aspekti mjekësor, vajza nuk ka fare gjak!
Nëna e kishte lindur Olivinë, me prerje cezarike, gjashtë javë para kohës që kishin paraparë mjekët. Bardhësia e jashtëzakonshme “prej fantazme” i kishte alarmuar mjekët, të cilët në momentin e fundit e kishin shpëtuar foshnjën duke i bërë urgjentisht transfuzionin e gjakut. Përmes transfuzionit, ngjyra e saj e bardhë “si muri” dalë ngadalë po kthehej në ngjyrë rozë.
Vajza kishte lindur me një formë të rëndë të anemisë (pagjakësisë). Përmbajtja e hemoglobinës te ajo ka qenë aq e ulët sa që mund të thuhej se vajza nuk kishte gjak fare. “Për punëtorët e spitalit, Olivia ishte një mrekulli medicinale”, ka thënë e ëma për gazetën britanike “telegraph”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












