Lajme
“Bild”-i gjerman padit ministren Sommaruga!
Gazeta si motiv ka përmendur urdhërarrestet që i kanë lëshuar autoritetet zvicerane për tre hetues tatimorë gjermanë
Gazeta bulevardeske gjermane “Bild” ka ngritur padi penale në Berlin ndaj ministres zvicerane të drejtësisë Simonetta Sommaruga. Bazë për këtë padi, gazeta ka përmendur urdhërarrestet që i kanë lëshuar autoritetet zvicerane për tre hetues tatimorë gjermanë. Veprat penale për të cilat fajësohet ministrja zvicerane janë “tentim i marrjes së lirisë, detyrimi dhe ndihma për të kryer evazionin fiskal”.
Policia ka konfirmuar ardhjen e padisë.
Vetë sommaruga nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me padinë.
Këto ditë ka qenë shumë aktual konflikti tatimor në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë. Ai ka kulmuar kur Zvicra ka shpallur urdhërarrest për shkelje të sekretit bankar ndaj tre hetuesve tatimorë të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










