Lajme
Përleshje e policisë me protestuesit anti-romë
Protestë kundër vendbanimit të ri të romëve në një lagje të Beogradit
Policia serbe thotë se 14 persona janë plagosur në përleshjet ndërmjet pjesëtarëve të policisë dhe personave që gjuanin me gurë, në shenjë të protestës kundër vendbanimit të ri të romëve në një lagje të Beogradit.
Policia tha të hënën se 12 pjesëtarë të saj dhe dy protestues janë plagosur në përleshjet e së dielës, transmeton ReL.
Policia ishte përpjekur ta mbrojë venbanimin për romët, të cilët do të vendosen këtu nga një lgje joformale e tyre, në një pjesë të qendrës së Beogradit.
Vlerësohet se në Serbi jetojnë afro 500 mijë romë, ose 7% të popullatës. Prej vitit 2009, së paku shtatë dëbime me forcë nga vendbanimet joformale të romëve kanë ndodhur në kryeqytetin e Serbisë.
Siç raporton agjencia AP nga Beogradi, romët në Serbi, përfshirë edhe ata që u larguan nga Kosova pas luftës së vitit 1999, shpeshherë ballafaqohen me keqtrajtim nga ekstremistët serbë dhe grupet nacionaliste.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












