Lajme
Integrimi i vështirë për fëmijët e emigrantëve të kthyer
Disa qindra fëmijë të kthyer nga emigracioni këtë vit po ndjekin mësimet në shkollat e Sarandës në Shqipëri
Vetëm në dy shkolla të qytetit numri i fëmijëve të mbërritur nga emigracioni është 190.
Kthimi që lidhet me vështirësitë ekonomike të familjeve të tyre në Greqi duket se ka shkaktuar jo pak probleme në fillim të vitit për fëmijët, raporton TCH.
Atyre ju desh të përshtateshin me mjedisin e ri, klasat dhe për më tepër 80 për qind e tyre u vu re se kishin vështirësi serioze me shqiptimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe.
Të gjithë këta nxënës mësohet se ndjekin sot orë suplementare në gjuhën shqipe dhe lëndët ku hasin vështirësi.
Mësuesja e gjuhës shqipe në shkollën ‘9 Tetori’ në Sarandë thotë se stafi pedagogjik hasi probleme gjatë mbërritjes së këtij kontingjenti dhe se janë dashur muaj vetëm për të përmirësuar drejtshqiptimin e tyre.
Zyra Arsimore në Sarandë bën me dije se numri i regjistrimeve të reja është i përditshëm çka flet për një fluks kthimesh nga Greqia të emigrantëve shqiptarë për të jetuar në vendlindje.
Njëherazi Lina Vaso drejtore e Zyrës Arsimore bën me dije se të gjithë fëmijët e mbërritur nga emigracioni po mbështeten prej psikologëve shkollorë ndërsa ndihet optimiste për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkolla, duke pasur parasysh edhe regjistrimet në klasat respektive që fëmijët kanë ndjekur në shtetin grek.
Në të gjithë qytetin e Sarandës numri i fëmijëve që po ndjekin shkollat shqiptare pas kthimeve të familjeve të tyre nga emigracioni është disa qindra.
Nëse kthimit do të vazhdoje me këto ritme shumë shpejt kapacitetet fizike të shkollave do të jenë të pamjaftueshme për pritjen e nxënësve të rinj.
Në këto kushte kanë filluar përpjekjet për ndërtimin e një shkolle të re në qytet.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











