Lajme
Tri konferencave ekonomike nga Kosova në SHBA
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell. Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Ata janë pajtuar për vullnetin e dyanshëm për forcimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në takim u diskutua edhe për organizmin e tri konferencave ekonomike nga Kosova në Nju-Jork, Kolorado dhe Kaliforni.
Hoxhaj ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë këtij muaji do të fokusohet në promovimin e Strategjisë për Diplomaci Ekonomike që është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të USAID-it dhe e cila pritet të ketë rezultate të rëndësishme në promovimin e resurseve ekonomike të Kosovës.
Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell kanë biseduar edhe për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për progresin, sfidat dhe perspektivat integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Hoxhaj dhe Dell po ashtu kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, përmes të cilave do të konkretizohet forcimi i bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy shteteve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë














