Lajme
Kosova kërkon më shumë njohje
Kosova i thërret pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë si shtet, që ta bëjnë një gjë të tillë
Një thirrje e tillë është adresuar jo vetëm nga diplomacia kosovare, por edhe nga konferenca ndërkombëtare “Kosova Thërret” e mbajtur në Prishtinë.
Përveç thirrjeve drejtuar Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, si njohje të rëndësishme paraqiten edhe ato nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën nuk paraqesin një bllok politik kundër pavarësisë së Kosovës, ngase secila prej tyre i ka arsyet e brendshme politike që kanë ndikuar në mosnjohje. Kurse për Serbinë, Hoxhaj tha se ajo po luan një politikë dyfytyrëshe karshi Kosovës dhe BE-së.
Ambasadori britanik, Jan Klif, tha se popujt e rajonit dhe BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë këtë një ditë. Ai është pajtuar me ministrin Hoxhaj se ato nuk janë një bllok shtetesh kundër Kosovës, por njëherësh nuk ka parashikuar njohje të shpejta nga këto vende.
Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se ai nuk mund të premtonte angazhim për njohje, sepse këtë nuk ia lejon mandati i tij, por vlerësoi se studimi i fizibilitetit për të cilin janë pajtuar jo 22 por 27 vendet anëtare të BE-së do të jetë një proces tjetër me rëndësi për Kosovën.”Është interesi ynë që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe ky është qëllimi i fundit për të cilin pajtohen të gjitha vendet anëtare të BE-së pa dallim”, ka thënë Samuel Zhbogar.
Në konferncë është prezantuar dhe libri “Kosova Thërret”, ku janë spikatur të gjitha karakteristikat në lidhje me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Ky libër parashihet të jetë një udhërrëfyes diplomatik për qëndrimin e këtyre shteteve, transmeton ReL.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











