Lifestyle
Dasmat e yjeve shqiptarë më 2017
Viti 2017 do të mbahet mend edhe për ceremonitë martesore të disa prej fytyrave të njohura publike në Kosovë e Shqipëri.
Disa dasma bënë bujë të madhe duke mbuluar të gjitha mediat rozë dhe duke pushtuar opinionin shqiptar.
“RTV21” ka përmbledhur në një listë disa prej emrave më të njohur që sivjet kurorëzuan dashurinë me martesë:
Më 13 shkurt, në Beverly Hills u martua bukuroshja shqiptare Almeda Abazi me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman.
Më 27 korrik, u martua edhe çifti i njohur muzikantësh Orinda Huta dhe Turian Hyska.
Dasmë përrallore u konsiderua edhe ajo e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut më 1 shtator, përcjell albinfo.ch.
Nëntë ditë më vonë, mediat u pushtuan me lajmet nga dasma e reperit të njohur Getoar Selimi me prezantuesen shqiptare Marina Vjollca.
Në shtator u martua edhe kreatori i njohur Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani, në një ceremoni private në Las Vegas.
Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli më 30 shtator kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Dasma e fundit ishte ajo e modeles së njohur shqiptare, Angela Martini e cila me 12 dhjetor është martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana Tragjedia e zjarrit në barin Le Constellation nuk pritet të ndikojë negativisht në turizmin veror në... -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës















