Lajme
PDK dhe LDK vazhdojnë garën për kreun e Ferizajt
Kandidatët e PDK-së dhe LDK-së në balotazh: Agim Aliu i PDK-së, ka fituar mbi 40 për qind të votave, Adem Salihaj i LDK-së 24 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, në rezultatet preliminare e ka shpall fitues kandidatin e PDK-së, Agim Musliu me rreth 40 për qind të votave për dallim nga kandidati i dytë, ai i LDK-së, Adem Salihaj që ka fituar rreth 24 për qind.
I treti është renditur Faton Topalli i Lëvizjes “Vetëvendosje” me 16 për qind.
I katërti është Naim Ferati i AAK-së me 11 për qind. Përqindjen tjetër të votave e kanë ndarë katër kandidatët e tjerë, prej të cilëve ai i AKR-së ka marrë rreth 4 për qind ndërsa të tjerët edhe më pak.
Edhe organizata joqeveritare INPO dhe D4D shpallën paraprakisht rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Ferizajt, sipas të cilave kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës shkojnë në balotazh.
Duke u bazuar në vëzhguesit në terren INPO dhe D4D raportuan rezultatin si vijon:
Kandidati i PDK-së, Agim Aliu, ka fituar mbi 40 për qind të votave, Adem Salihaj i LDK-së 24 për qind, kurse kandidatët tjerë, sipaskëtyre rezultateve dalin nga gara e mëtutjeshme e balotazhit.
Kështu,sipas këtyre rezultateve, jo finale, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 16 për qind, Naim Ferati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10 për qind dhe Ramadan Hasani nga Aleanca Kosova e Re 4 për qind.
Në garën e 29 prillit kanë marrë pjesë edhe Bujar Ademi nga Partia e Drejtësisë, Ramadan Emini nga Lëvizja e Bashkuar si dhe kandidati i pavarur Rrahim Sadiku.
Sipas procedurave dhe ligjit, balotazhi zhvillohet ndërmjet dy kandidatëve me më shumë vota, nëse njëri prej tyre nuk e ka kaluar pragun prej 50 plus 1 për qind të votave.
20:20 – Mbyllen vendvotimet në Ferizaj
30.55% e qytetarëve iu kanë përgjigjur thirrjes për të dalë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Ferizajt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Demokracia në Veprim kanëë bërë të ditur se në Ferizaj janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar për RTK-në se 30.55% e qytetarëve iu kanë përgjigjur thirrjes për të dalë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Ferizajt.
Zgjedhjet në të cilat kanë garuar 8 kandidatë, thuhet se janë zhvilluar në mënyrë të qetë, ndonëse me disa parregullsi që, sipas zyrtarëve nuk e kanë dëmtuar procesin.
Për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë certifikuar 1.514 vëzhgues, prej të cilëve vetëm 6 ndërkombëtarë, kurse të tjerët u përkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Ferizajt pasuan dorëheqjen e kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemajli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











