Lajme
Fule: Zgjedhjet lokale serbe nuk kanë vend në Kosovë
"Por, atyre që kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë duhet tu mundësohet kjo"
Komisioneri i zgjerimit i BE-së, Stefan Fule, ka thënë se nuk ka vend për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Kosovës.
Por, ai ka theksuar se për ata të cilët kanë të drejtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, duhet të gjenden mundësitë që t’u jepet rasti të votojnë në këto zgjedhje.
Fule i ka bërë këto komente duke folur në një konferencë në Bruksel, kushtuar bashkëpunimit rajonal në territorin e Ballkanit dhe të ardhmen e këshillit të bashkëpunimit rajonal.
Pasi që tema ka qenë bashkëpunimi rajonal, shumica e folësve kanë përmendur edhe marrëveshjen e fundit të arritur në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, dhe kanë shprehur keqardhje se marrëveshja e arritur është interpretuar në mënyrë të ndryshme dhe nuk po zbatohet.
Fule ka thënë se i vjen keq që Serbia dhe Kosova kanë filluar ta interpretojnë në mënyrë të ndryshme këtë marrëveshje, dhe ajo ka rezultuar me moszbatimin e duhur të saj.
Ai ka theksuar se pret si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova, që pas zgjedhjeve në Serbi të gjejnë mënyrë pragmatike për të zbatuar këtë marrëveshje, në mënyrë që të mundësohet bashkëpunimi rajonal pa u penguar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











