Lajme
Shqiptarë dhe zviceranë ndihmojnë Amsera Rekën
Dëshmitë për këtë donacion, Luljeta Bislimi, ia dorëzoi gjyshit të Amsera Rekës, i cili e falënderoi Luljetën për këtë gjest shumë human
Me iniciativë të Luljeta Bislimit, e cila jeton në Zvicër për dy muaj rresht në shtetin helvetik është organizuar një fushatë humanitare nga e cila janë mbledh 4 005 (katër mijë e pesë franga zvicerane)
Faktet bankare për këtë donacion, Luljeta Bislimi, ia dorëzoi gjyshit të Amsera Rekës, i cili e falënderoi Luljetën për këtë gjest shumë humanitar, njofton Ministria e Diasporës.
Sipas njoftimit, dy zëvendësministrat e Diasporës, Qerim Bajrami dhe Nuredin Lushtaku organizuan një pritje për Luljeta Bislimin dhe babain e saj, si dhe gjyshin e Amserës, Kamer Balje, me rastin e dorëzim pranimit të donacionit.
Nga ana e saj, organizatorja e aksionit humanitar Luljeta Bislimi, tha se ka dëshirë që Amsera Reka pas tragjedisë që e përjetoi të ketë një të ardhme të mirë. “Jam mërzitur shumë për rastin e Amsera Rekës dhe kam hapur një xhirollogari bankare për atë vogëlushe. Kam dëshirë që Amserës t’i ndihmojë që të shkollohet, të rritet dhe të bëhet e pavarur. Falënderoj të gjithë donatorët dhe i dëshiroj Amserës jetë të gjatë dhe të shëndetshme”, ka theksuar Luljeta Bislimi.
Mbi gjysma e donatorëve që kanë kontribuar me mjetet e tyre për këtë donacion janë zviceranë, ndërsa të tjerët janë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Diasporës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












