Lajme
Regjistrohen 2543 biznese të reja në Kosovë
Ky numër është për 744 ndërmarrje më i madh apo 41.4 për qind se në periudhën e njëjtë të vitit 2011
Pavarësisht krizës ekonomike që e ka goditur botën, numri i bizneseve në regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është duke u rritur dita-ditës.Sipas Entit të Statistikave të Kosovës (ESK), gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, janë regjistruar 2543 ndërmarrje të reja, ndërsa në tremujorin e katërt të vitit paraprak janë 1799 ndërmarrje, që vërehet një diferencë mes tremujorëve për 744 ndërmarrje, shprehur, apo 41.4 për qind më shumë, raportojnë mediat kosovare.
Po ashtu, gjatë këtij tremujori janë regjistruar edhe 17.4 për qind më shumë biznese të reja sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2011.
Nga bizneset e regjistruara në MTI aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujorit të parë të këtij viti mbetet tregtia me 836 ndërmarrje, apo me 32.9 për qind, ndërtimtaria me 265 ndërmarrje, apo me 10.4 për qind, industria përpunuese 262 ndërmarrje apo 10.3 për qind, hotelet dhe restorantet me 245 ndërmarrje me 9.6 për qind, pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 241 ndërmarrje me 9.5 për qind, transporti, depot dhe telekomunikacioni me 231, apo me 9.1 për qind, bujqësia, gjuetia dhe pylltaria me 182 ndërmarrje me 7.2 për qind si dhe aktivitetet tjera shoqërore dhe personale me 181 ndërmarrje, apo në totalin e bizneseve të regjistruara zënë vend me 7.1 për qind.
Sipas raportit të Entit të Statistikave të Kosovës, shihet qartë se kategoria e numrit të punësuarve nga deri më 4 të punësuar përbën rreth 2461 ndërmarrje apo 96.8 për qind të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 punëtorë janë 61 kompani, apo 2.4 për qind, nga kategoria me 10 deri 19 punëtorë janë regjistruar vetëm 13 kompani, ku në total përbejnë 0.5 për qind të bizneseve të regjistruara.
Po ashtu, nga kategoria me 20-49 punëtorë janë regjistruara gjithsej 7 ndërmarrje.
Sipas raportit të ESK-së, në disa komuna shihet se për tre muaj nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e re, por edhe në disa komuna te tjera numri i ndërmarrjeve të regjistruara është më i vogël sesa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas.
Për tre muaj në Zubin-Potok nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e re, ndërkaq në Junik dhe Partesh është regjistruar vetëm nga një ndërmarrje e re. Po ashtu, numër i vogël vërehet edhe në komuna të vogla siç është Dragashi me 14 ndërmarrje dhe Deçani me 24, shkrujanë mediat në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









