Lajme
Falsifikohet një notë verbale, suspendohet një zyrtar i MPJ-së
Është suspenduar nga puna Mehmet Morina, i cili drejtonte Departamentin për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Koha Ditore, duke cituar burimet e saja, shkruan se Morina është suspenduar nga detyra e tij pas falsifikimit të notave verbale për grupe të njerëzve për pajisje me viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të njëjtën ditë, në MPJ e kanë konfirmuar zyrtarisht suspendimin e Morinës, por kanë thënë që ai ta ketë nënshkruar gabimisht një notë verbale bazuar mbi një ftesë që një kishë nga SHBA-ja i kishte bërë Ministrisë së Diasporës.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ka dashur që të komentonte për rastin.
Suspendimi i Morinës nga detyra e tij ka ardhur të martën e kësaj jave si pasojë e dërgimit të dokumentacionit të falsifikuar për viza të SHBA-së.
Vendimin për suspendim e ka marrë sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Nagip Skënderi, me rekomandim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Në vend të Morinës në pozitën e ushtruesit të detyrës është emëruar Korab Mushkolaj. Sipas burimeve të sigurta, kërkesat për viza me dokumentacion të falsifikuar janë dërguar në MPJ nga Ministria e Diasporës dhe ajo e Bujqësisë, ndërsa i implikuar drejtpërdrejt në këtë rast ka qenë vetëm Morina.
Koha Ditore shkruan se burimet kanë thënë se incidenti ka shkaktuar probleme të mëdha në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh se falsifikimet me qëllim të marrjes së vizave amerikane përbëjnë kërcënim edhe për sigurinë e SHBA-së, dhe si të tilla konsiderohen vepër e rëndë kundër këtij shteti.
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












