Lajme
O’Brien i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kosova
Nënsekretari i shtetit në Departamentin Ndërkombëtar për Zhvillim (DFID) për Çështje Evropiane, Stephen O’Brien, ndryshe nga zyrtarët tjerë ndërkombëtarë që vizitojnë Kosovën e që ikin të zhgënjyer, është ndjerë i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kosova dhe me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.
Ai në një intervistë për “Zërin” ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.
“Të gjitha çështjet për të cilat ne kemi qenë partner me Kosovën kanë arritur progres shumë të madh”, ka deklarur O’Brien. “Kur mendon se ku ishin gjërat në Kosovë dhe ku kanë arritur, është një progres enorm dhe kjo jep besim për të ardhmen”, shprehet ai.
Sipas tij, rreth 13 vjet më parë është iniciuar fillimisht një ndihmë shumë e madhe për arsye humanitare, një kohë shumë e vështirë ajo për Kosovën. “DFID ka qenë shumë i kënaqur që ishte në gjendje për të vazhduar programin e përkrahjes për nevojat e zhvillimit për Kosovën’, ka theksuar ai. /zeri&albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












