Kosova
Niveli i ajrit në Prishtinë arrin vijën e kuqe të ndotjes
Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, sot në orën 14:00, ajri është klasifikuar në të kuqe, ose në kategorinë i pashëndetshëm
Prishtina vazhdon të mbetet njëri nga qytetet më të ndotura në Evropë, ku cilësia e ajrit ka kaluar sinjalin e kuq të shëndetit. Sipas vlerës së indeksit të cilësisë së ajrit, të cilën e ofron Ambasada Amerikane në Kosovë, sot në orën 14:00, ajri është klasifikuar në të kuqe, ose në kategorinë i pashëndetshëm.
Përveç termocentraleve në Obiliq, që konsiderohen si ndotësit permament të kryeqytetit, edhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje, veturat shumë të vjetra dhe kushtet e pa favorshme atmosferike, kanë ndikuar që Prishtina të shndërrohet në një qytet të pafavorshëm për banim normal.
Alarmin për ndotje e ka ngritur edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
“Të nderuar qytetarë, ju ekspertë e kritikë të situatës, mirëpres angazhimin tuaj në reduktimin e ndotjes së ajrit, duke reduktuar përdorimin e veturave, përdorimin e thëngjillit për ngrohje, si dhe duke dhënë kontributin tuaj konkret për reduktimin e ndotjes së ajrit”, ka shkruar ajo në reagimin dërguar mediave.
Ajo thotë se në të gjitha pjesët tjera të Kosovës mbizotëron gjendje më e mirë e ajrit, përveç në kryeqytet dhe rrethinën e tij. Sipas ministres Reshitaj, asnjëherë ndotja e ajrit nuk është vënë si prioritet i qeverisë, madje ende asnjëherë që nga paslufta nuk ka pas komunikim ndërinstitucional të aktereve përgjegjës dhe kompetent për mbrojtjen e mjedisit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










