Lajme
“Goldbach” zgjeron aktivitetet në Slloveni, duke blerë “Renderspace”
Goldbach Group ka zgjeruar rrjetin e saj evropian në zonën e Adriatikut. Grupi i specializuar për reklama bashkëpunon me grupin Pristop, agjencia më e madhe e reklamave në Slloveni, si dhe me një lider në fushën e Evropës Juglindore, të cilit ia bleu filialin e saj Renderspace, tha të martën kompania “Goldbach” në një deklaratë. Renderspace dixhital është agjenci “lidere” e vendit.
Pas Goldbach Audience, Goldbach Interactive do të bëhet një partner kryesor i tregut në rrethinen e Adriatikut, thonë mediat zvicerane. “Këtu kanalet online dhe të lëvizshme janë duke fituar shumë forcë e rëndësi dhe ka një kërkesë të lartë për marketing online, si për shembull, në në industrinë e turizmit”, tregoi Bramwell Kaltenrieder, kryeshef i strategjisë për Goldbach Interactive dhe bashkëpërgjegjës për zgjerimi e saj.
Në kapitalin aksionar të Goldbach Adriatikut, Goldbach Group do të mbajë 51 për qind dhe 49% Pristop. 37 punonjësit që punonin në Renderspace në Lubjanë (Slloveni) do të vazhdojnë punën e tyre.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë











