Lajme
Ka rënë niveli i investimeve të huaja në Kosovë
"Niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta ka rënë, qoftë për shkak të krizës ekonomike, por edhe ndikimeve tjera politike”
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg reformash, qoftë për thjeshtësimin e procedurave të regjistrimit, dhënien e lejeve të ndërtimit, ndryshimin e politikave fiskale dhe njëkohësisht mbajtjen e shumë konferencave për promovimin e Kosovës jashtë vendit.
“Megjithëkëtë, niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta ka rënë, qoftë për shkak të krizës ekonomike, por edhe ndikimeve tjera politike”, ka deklaruar zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci.
Në Kosovë ka shumë shembuj të suksesshëm të investimeve të huaja, është thënë në një konferencë në Prishtinë, ku është diskutuar për investimet e huaja.Ndër to është kompania IPKO me financim të Telekomit slloven, e cila ka investuar mbi 240 milionë euro, dhe ka punësuar mbi 500 persona duke përfshirë edhe licencën.
Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin ka thënë se sa i përket mjedisit të biznesit në Kosovë ka mundësi të shumta, pasi popullata është e re dhe e edukuar, dhe respektohet konkurrenca në treg.
“Besoj se IPKO është një rrëfim i suksesshëm jo vetëm nga perspektiva e investimeve të Telekomit slloven, por edhe rrëfim i suksesshëm se çfarë ka bërë qeveria e Kosovës, pasi përmirësimi në sektorin e telekomunikacionit ka qenë i rëndësishëm”, ka deklaruar ai.
Drejtori i Bankës Raifaissen, Robert Wright, që udhëheq edhe shoqatën e bankave të Kosovës, ka thënë se sektori bankar në Kosovë ka një mjedis shumë të përshtatshëm. Ai sqaroi se depozitat e qytetarëve kalojnë shumën 2 miliardë euro, kurse kreditë rreth 1 miliard e 500 milionë.
Sipas raportit të Bankës Qendrore, në 2007, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë kanë qenë 421 milionë euro, në 2008, 355 milionë euro, në vitin 2009 310 milionë euro, në vitin 2010 investimet kanë qenë rreth 270 milionë euro, kurse vitin e kaluar investimet e huaja në Kosovë kanë qenë 379 milionë euro.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave Lehtësim financiar për banorët e Cyrihut nga viti 2026... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC












