Lajme
Vazhdon privatizimi në Kosovë
Për Valën 55 të privatizimit janë pranuar 65 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 8.344. 213 euro. Kurse sipas AKP-së për shitjen përmes Likuidimit 14 gjithsej janë pranuar 51 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3.891. 187 euro.
Zëvendës drejtoresha menaxhuese e AKP-së, Mrika Tahiri, ka deklaruar se mbajtja e këtyre dy valëve të shitjeve në një ditë dhe pjesëmarrja në numër në rritje të ofertuesve është tregues se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe i aseteve të tyre po vazhdon suksesshëm përpara, raportojnë mediat kosovare.
AKP-ja deri më tani ka përmbyllur 911 privatizime dhe kontratat tashmë janë nënshkruar, prej të cilave 651 kontrata janë nënshkruar nga privatizimi me metodën spin-off, ndërsa 234 kontrata janë nga shitjet e aseteve me likuidim.
Në fondet e mirëbesimit deri më tani janë grumbulluar rreth 590 milionë euro, ndërsa përfitimet e punëtorëve nga pjesa e 20 përqindëshit që u takojnë atyre kanë arritur shumën rreth 55 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













