Kosova
“Der Standard”: Diplomacia serbe me siguri përpiloi vetë tekstin e intervistës së Strache-s
Në një intervistë kontestuese zv.kancelari austriak, Heinz Strache e paraqiti Kosovën si “pjesë të Serbisë”. Por çfarë thonë burimet e fundit të së majtës vjeneze “Der Standard”?
Përpara katër javësh Strache vizitoi Beogradin dhe gjëja me e-mail i kishte dhënë një intervistë gazetës serbe “Politika”, ku theksonte se: “Kosova padyshim është pjesë e Serbisë. Ne e kemi kundërshtuar ashpër njohjen e njëanshme të pavarësisë nga Austria; por tani ajo është fakt dhe nuk mund të ndryshohet.” Kjo solli zemërim edhe në vetë qeverinë austriake, që është tepër aktive në Europën juglindore dhe nuk ishte në interes të shtetit të tyre, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë në intervistën origjinale nga “Politika”, që i disponon “Standard”, në bisedimet e e-mail-it paraprakisht shkruan: “Unë u dërgoj intervistën origjinale në gjermanisht me Strachen, që e kemi marrë nga Nada Krstic e ministrisë së jashtme.” Krstic nuk është asgjë më tepër sesa shefja mediatike e ministrisë së jashtme serbe. Në pyetjen nëse intervista është kryer nga vetë ministria e jashtme serbe dhe jo nga “Politika”, kryeredaktori Zharko Rakiç thotë: “Mbase. Nuk jam i sigurt.”
Çfarë duhet të dihet: “Politika” vlen si gazetë që është e afërt me qeverinë. Zonja Krstic ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e medias austriake, nëse intervista është përpiluar nga vetë diplomacia serbe.
“Zv.kancelari i keqpërdorur”
Edhe zëdhënësi i Straches, Martin Glier, ishte i pakapshëm për të sqaruar kush në fakt ka kryer intervistën kontestuese – pala serbe ose vetë zv.kancelari austriak. Deri sot është akoma e paqartë: Kush u është përgjigjur në Vjenë pyetjeve me e-mail. Strache vetë ka sqaruar, që zëdhënësi i tij ka vëzhguar tekstin, por pa e vërejtur ai vetë.
Interesante se ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, ka falenderuar publikisht Strachen që “pikëpamjet e tij rreth Kosovës, nuk i kishte ndryshuar.” Këto deklarata vinin në vigjilje të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Dacic është politikan me orientim pro-rus dhe është për ndarjen e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve. Strache merr një pozitë, që i shkon përshtati interesave të Serbisë. Prishtina ishte “shumë e paarsyeshme” në këtë drejtim, shpjegoi ai. Nga ana tjetër, diplomati kosovar Enver Hoxhaj tha: “Më vjen keq që zv.kancelari austriak po keqpërdoret nga bisedat e brendshme politike serbe”.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave













