Kosova
“KosovaIdeas” feston 1-vjetorin e suksesshëm
Kjo platformë deri më tani ka përkrahur 22 kampanja, ku 19 prej tyre janë financuar me sukses nga 750 mbështetës me 115 000 euro, dhe 17 projekte janë zbatuar plotësisht, ku Termokiss është një nga këto kampanjat pioniere
Filloi para një viti, gjegjësisht në mars të vitit 2017, dhe tani pas një viti ka me çka të mburret. Platforma KosovaIdeas deri më tani ka përkrahur 22 kampanja, ku 19 prej tyre janë financuar me sukses nga 750 mbështetës me 115 000 euro, dhe 17 projekte janë zbatuar plotësisht, ku Termokiss është një nga këto kampanjat pioniere.
Ekipet e “Termokiss” dhe “KosovaIdeas” të shtunën mbrëma kanë festuar këtë sukses së bashku, shkruan albinfo.ch.
Në këtë mbrëmje ishin edhe përfaqësuesit e qendrës nga Bazeli, Kantensprung AG, ku Barbara Buser, ka treguar pse e kanë përkrahur këtë projekt dhe synimet për të ardhmen.
Georg Fankhauser, themeluesi i kësaj platforme, ka shpalosur para të pranishmëve, për punën që është bërë deri më tani, dhe duke qenë i impresionuar nga puna 1-vjeçare. “Jemi këtu për të përkrahur ata që kanë ide, por nuk kanë para. Puna 1-vjeçare tregon për angazhimin që është bërë, dhe që jemi të impresionuar”, është shprehur Georg Fankhauser.
Ndërkohë, Barbara Buser, ka theksuar se në diasporë ka shumë shqiptarë nga Kosova dhe që duan të investojnë në Kosovë, por duhet gjetur një mënyrë për të investuar. Ka shumë të tillë. Ajo shtoi se ndihet e kënaqur me këtë projekt dhe kampanjat që i mbështet.
Në këtë mbrëmje me video është paraqitur puna nga marsi i vitit të kaluar deri më tani.
Themeluesi Georg Fankhauser, u shpreh i kënaqur me punën e deritanishme. “Ne nuk mbështesim vetëm kampanjat e të rinjve apo ideve të tyre, por çdokush që ka ide mund të na drejtohet neve. Jemi të hapur për t’i mbështetur. Natyrisht se jam shumë i kënaqur me punën që është bërë deri më tani. Kush do të thoshte se do të mbështesnim 22 projekte për një vit. Është bërë punë e madhe deri më tani dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Synimi për të ardhmen është të vazhdojmë me këtë ritëm, dhe të mos zgjerohemi në sektore tjera. Dëshirojmë të përkrahim ata që kanë ide, dhe duan të japin ndihmën e tyre në shoqërinë kosovare”, ka deklaruar Georg Fankhauser.

“KosovaIdeas” synon dhe promovon projekte jo fitimprurëse, duke filluar nga muzika te teatri, filmi, artet vizuale, transferimi i dijes, sporti, shtetësia dhe lagjja, barazia gjinore, integrimi dhe bashkëpunimi ndërkomunal, paqja dhe toleranca, solidariteti dhe miqësia, shëndeti dhe mirëqenia, konsumi/prodhimi i përgjegjshëm, energjia e pastër dhe e shpërndarë, natyra dhe mjedisi, ndërtesat e trashëgimisë kulturore, traditat e trashëgimisë kulturore.

Kjo platformë mbështet të gjitha projektet, angazhimet qytetare dhe është platformë e parë që lidh njerëzit me komunitetet e tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe lidh njerëzit në të gjithë globin.



E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












