Lajme
Makolli uron diasporën për Fitër Bajramit
Me rastin e Fitër Bajramit, festës më të madhe të komunitetit islam, ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, nëpërmjet një telegrami, i ka uruar të gjithë bashkatdhetarët që i përkasin fesë islame, për këtë festë. “Më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e festës së Fitër Bajramit. Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe të sakrificës, uroj që lutjet tuaja të jenë pranuar:, thotë ministri Makolli.
Në këtë ditë festive, sipas tij, paqja, vëllazëria, begatia dhe lumturia qofshin gjithmonë pjesë e familjeve tuaja, kudo ku ndodhen.
“Një urim të veçantë për të gjithë mërgimtarët tanë që këtë festë e festojnë larg familjes dhe vendlindjes. Prandaj, me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në telegramin e ministrit Makolli.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv











