Jeta në Zvicër
Bien kërkesat për azil në Zvicër
Në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, numri i parashtresave është zvogëluar për 4 për qind (-52)
Në muajin prill, në Zvicër janë parashtruar 1.255 kërkesa për azil, që do të thotë 26 më pak se një muaj më parë (-2 për qind). Në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, numri i parashtresave është zvogëluar për 4 për qind (-52).
Pas numrit të ulët të zbarkimeve të regjistruara në shkurt (1065 migrantë) dhe mars (1049 migrantë) 2018, në muajin prill migrimi në drejtim të Italisë nga Mesdheu qendror është rritur lehtë.
Në këtë mënyrë, në muajin prill, jo më pak se 3.170 migrantë kanë ardhur nga rruga detare në Gadishullin Apenin. Tani e disa muaj, Zvicra nuk e përbën vendin e parë të destinacionit të migrantëve të cilët vijnë në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Në muajin prill, Sekretariati shtetëror i migrimit (SEM) ka shqyrtuar 2.321 kërkesa për azil në shkallën e parë. Prej tyre, 490 kanë rezultuar me vendim për mos-hyrje në lëndë (pra 441 në bazë të Marrëveshjes së Dablinit), 550 iu miratua azili dhe 706 u pranuan përkohësisht.
Numri i aplikimeve në pritje i shkallës së parë është rritur në 17 465; që do të thotë se është zvogëluar për 904 në krahasim me një muaj më parë.
Vendet kryesore prej nga migrantët vijnë në Zvicër, për muajin prill mbeten Eritrea me 245 kërkesa, që do të thotë 39 më pak se në muajin mars të këtij viti, dhe Siria (101 kërkesa; –6). Vijojnë Gjeorgjia (93 ; –2), Afganistani (85 kërkesa ; +5), Turqia (69 ; +14) dhe Algjeria (55 ; +4).
Gjithnjë, në muajin prill, 558 persona e kanë lëshuar vendin nën kontroll të autoriteteve. Zvicra u ka kërkuar vendeve të tjera, anëtare të Marrëveshjes së Dablinit, që të marrin përsipër 603 aplikantë, prej të cilëve 144 janë transferuar. Nga ana tjetër, ajo ka pranuar 552 kërkesa për kujdes ndaj aplikuesve nga vendet anëtare të Marrëveshjes së Dabilnit, dhe 71 persona janë transferuar në territorin e saj.
Programet e zhvendosjes
Gjatë muajit prill, 48 persona me shtetësi siriane kanë arritur në Zvicër, në kuadër të programit të zhvendosjes të Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë (HCR).
Në dhjetor të vitit 2016, Këshilli federal zviceran vendosi që brenda dy viteve të pranojë një kontingjent prej 2 mijë viktimave të konfliktit sirian. Deri në fund të muajit prill të këtij viti, 777 persona u pranuan në Zvicër.
Ky program iu kushtohet personave të cilët janë veçanërisht të rrezikuar e që gjenden në Siri apo në vendet fqinje, të cilëve HCR-i ua ka njohur statusin refugjatëve.
Përpos kësaj, rreth dyzet persona arritën në Zvicër, të evakuuar nga Libia apo Nigeria, në kuadër të masave të emergjencës.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












