Kosova
Përmirësohet furnizimi me barna në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi lidhur me blerjen e barnave pa kontratë.
Ministri kosovar i Shëndetësisë ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi lidhur me blerjen e barnave pa kontratë.
Ai ka thënë se kur ka marrë detyrën e ka gjetur këtë dikaster me 70% të barnave të blera pa kontratë. Ministri ka raportuar aty pasi të dhënat për blerje pa kontratë u bënë të ditura në raportin e fundit të auditoritq që nxiti reagime të mëdha.
Ismajli ka thënë se tash rreth 65 për qind e produkteve kanë kontratë, ndërsa për 24 për qind tha se janë në procesin e vlerësimit. Ai ka thënë se pas kontrollit për këto shkelje ata kanë kursyer 1 milion euro të buxhetit të kësaj ministrie. “Në dhjetor të vitit 2017 ka qenë mungesa e madhe e barnave dhe barna pakontratë. Ne si qeveri e re kemi ardhur në shtator dhe kur është bërë analizimi 70% e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë pasur fare kontratë. Lista esenciale revidimi ka qenë një vullnet i të gjithëve në sektorin e shëndetësisë për të bërë këtë sepse ka mbetur për një kohë të gjatë pa pasur nevojë”, ka thënë ministri.
Ndërsa deputetet e opozitës e kanë kritikuar ministrin për mos mbajtje të premtimit të tij për furnizim me barna për 100%. Edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu parti nga e cila është edhe Ministri pati kritika sidomos për çështjen e insulinës. Haxhiu tha se është i shqetësuar me barnat të cilat hynë në Kosovë e që kanë origjinë nga vendet që nuk e njohin shtetin.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit












