Muzikë
Akuza të rënda për dirigjentin austriak Kuhn, mes tyre edhe artistja shqiptare Lamaj
Pesë artiste për herë të parë flasin hapur për dhunimet që u janë bërë nga drejtuesit e tyre. Konkretisht ato flasin për “sulme dhe keqpërdorime seksuale” nga dirigjenti dhe regjizori Gustav Kuhn, i cili njëherësh është edhe drejtuesi i festivalit Erl në Tirol, përcjell albinfo.ch.
Deri më parë këto raste ishin paraqitur në Austri, por në formë anonime, shkruan nachrichten.at.
“Disa prej nesh ishim të detyruara ose na kërkoheshte një puthje në buzë ose gjoks, si dhe prekje ndër bluzë dhe mes këmbëve. Shpesh duheshte të heshtim dhe gjithmonë e më tepër nëpërkëmbej respekti dhe dinjiteti ynë,” shkruan mes tjerash në letrën e pesë artisteve, ku njëra sosh është violinistja shqiptare Ninela Lamaj. Katër të tjera janë violinistja nga Bellorusia, Aliona Dargel, sopranoja gjermane Bettine Kampp, si dhe mezosopranet zvicerane Julia Oesch dhe Sopran Mona Somm. “Kjo na shkaktonte vuajtje të madhe shpirtërore, pasi kush nuk ndjekte rregullat do të dënohej me represion dhe përjashtim përkundër kontratës.”
Pesë artistet të cilat kanë akuzuar rëndë dirigjentin dhe drejtuesin e festivalit Gustav Kuhn, kishin qenë pjesë e festivalit muzkor në Erl nga 1998 deri 2017. Letrën e tyre publike ata e nënshkruan me firmë te presidenti i festivalit Hans Peter Haselsteiner.
Avokati i Kuhn ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa akoma nuk ka dalë me deklaratë publikeve vetë dirigjenti austriak.
Femrat nga lëvizja #MeToo kanë nxitur debat kombëtar për keqtrajtimin seksual në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në gjithë botën. Ky është ndryshimi social më i shpejtë gjatë dekadave, i nisur me aktin e kurajës nga ana e qindra grave dhe të disa burrave, që kanë treguar historitë e tyre të dhunimit seksual.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













