Shqipëria
Mbi 18 mijë të punësuar gjatë këtij sezoni turistik
Një nga objektivat kryesore të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet padyshim edhe rritja e numrit të vendeve të punës.
Për periudhën 22 qershor – 6 gusht 2018 numri i të punësuarve të rinj ishte 18,890, kjo referuar të dhënave të gjeneruara nga “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna”.
Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në to, në lidhje me detyrimet ligjore.
Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit, me 7,657 të punësuar, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200 të punësuar, DRT Sarandë me 2,641 të punësuar, DRT Shkodër me 2,238 të punësuar dhe DRT Lezhë me 2,154 të punësuar, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.
DPT, gjen rastin të inkurajojë çdo të punësuar që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet ne mënyrë korrekte, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.com.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit Sot, në kantonin e Cyrihut, kanë nisur zyrtarisht punimet për një nga projektet më të mëdha... -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë -
Zvicra rikthen shërbimin ushtarak për klerikët fetarë















