Teatër
Flaka Goranci mahnit publikun zviceran
Kush merr përsipër këtë rol, duhet të lërë gjurmë të mëdha dhe të luajë po aq mirë sa edhe këndon. Flaka Goranci ka talent të lindur për aktrim
Në kantonin më të madh të Zvicrës, Graubünden, nga data 27 korrik deri më 11 gusht u mbajt festivali tradicional i operës “Opera Viva”, pjesë e të cilit ishte edhe opera Carmen, një nga më të njohurat e kompozitorit francez George Bizet.
Për rolin kryesor, atë të Carmen, u zgjodh mexosopranoja e njohur shqiptare Flaka Goranci, interpretimi i së cilës është vlerësuar maksimalisht nga kritika zvicerane, duke e cilësuar Flakën si një artiste të kompletuar në të gjitha aspektet.
“Natyrisht, pas një kritike të tillë kush nuk do të ndihej mirë. Për mua ka qenë një kënaqësi, një aprovim i gjithë asaj pune, i gjithë përkushtimit tim, por ka qenë edhe një vlerësim mjaft i rëndësishëm sepse të marrësh një kritikë për një rol si Carmen, një rol mjaft kompleks, ka qenë një mrekulli”, shprehet Goranci, raporton “TCH”.
Carmen është një ndër rolet më të vështira për një mexosoprano, pasi kërkon njëherësh jo vetëm pjekuri vokale, por edhe një lojë skenike dhe aftësi interpretative, përcjell albinfo.ch.
“Normalisht që pjekuria vokale arrihet me eksperiencën. Opera “Carmen” është një teatër e pastaj është një opera, ndaj për mua tingëllon mjaft impresionuese mundësia që të këndosh një Carmen, sepse mund të gjesh shume gjëra, të cilat mund t’i kombinosh mjaft bukur”, theksoi Goranci.
Në gazetën “Südostschweiz” kritika shkruan se “kush merr përsipër këtë rol, duhet të lërë gjurmë të mëdha dhe të luajë po aq mirë sa edhe këndon. Flaka Goranci ka talent të lindur për aktrim”, duke vulosur kështu mbylljen e një sezoni të suksesshëm për mexosopranon shqiptare nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?















