Kosova
Konjufca: Albini e kish sos kryeministrin
Glauk Konjufca kur u pyet sot nga gazetarët për deklaratën e Haradinajt tha se rezultati do të ishte i qartë dhe Albin Kurti do ta soste
“Nëse përleshet me Albinin rezultati është i qartë, Albini kish pas me sos”, tha deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, pas deklaratës së Ramush Haradinajt se është në gjendje të përleshet fizikisht me Albin Kurtin dhe me personat e tjerë që e quajnë hajn.
Ndryshe, mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë. “Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut.
Konjufca kur u pyet sot nga gazetarët për deklaratën e Haradinajt tha se rezultati do të ishte i qartë dhe Albin Kurti do ta soste.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun Përfaqësuesit e Zvicrës dhe Komisioni Evropian zhvilluan të enjten një takim të jashtëzakonshëm të përqendruar në... -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim -
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA -
Ujqër në Grisons, 12 tufa të konfirmuara -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani?












