Shqipëria
Me “Air Albania”, familjet në nevojë nga e gjithë Shqipëria udhëtojnë në Stamboll
Kompania e parë Shqiptare e fluturimeve ka organizuar një ngjarje të veçantë pasi ka mbledhur shumë familje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që marrin asistencë sociale dhe ka vendosur që ti dërgojë për një shëtitje në qytetin e Stambollit në Turqi.
Në këtë udhëtim bashkë me ta ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i tyre i vogël Zaho.
Në bordin e “Air Albania”, që u drejtua drejt Stambollit, kishte dhe shumë fëmijë, të cilët ishin të emocionuar nga udhëtimi i tyre i parë me këtë avion.
“Jam në klasën e tetë në Librazhd, është eksperiencë e bukur, është hera e parë që udhëtoj”, shprehet një vajzë. Një qytetare nga Tirana tha se ëndrra e tij po i bëhet realitet nga se gjithnjë kishte ëndërruar që të udhëtonte me aeroplan. “Mirëmëngjesi dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e “AIR ALBANIA” që me siguri do t’ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të diele super”, ka shkruar Rama që ka publikuar edhe një video të udhëtimit.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1165988620207382/
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












