Shqipëria
Interesim i jashtëzakonshëm për lotarinë amerikane
Bledi tregon se po aplikon për here të parë për lotarinë amerikane. Sipas tij, ngjarjet e fundit kanë treguar se Shqipëria është një vend i pasigurt
Një vit më parë, gati 13% e popullsisë shqiptare aplikoi për lotarinë amerikane. Duket se edhe këtë vit, aplikimet e shqiptarëve do të jenë në masë.
Ora 18:00 e kësaj të mërkure shënoi edhe fillimin e aplikimeve për lotarinë amerikanë. Edhe pse shqiptarët kanë mbi një muaj kohë për të aplikuar, përsëri interesi nuk mungon në ditën e parë.
Bled Marku, prej 8 vitesh ushtron profesionin e gazetarit në një televizion. Profesioni dhe paga e mirë, të cilat lakmohen nga shumë të rinj, nuk e bindin Bledin të qëndrojë në Shqipëri. Edhe ai, si shumë shqiptarë të tjerë dëshiron të prekë ëndrrën amerikane, raporton “TCH”.
Bledi tregon se po aplikon për here të parë për lotarinë amerikane. Sipas tij, ngjarjet e fundit kanë treguar se Shqipëria është një vend i pasigurt, përcjell albinfo.ch.
“Në këto momente sapo plotësova lotarinë amerikane. Shumë vetë mund të pyesin pse një folës, një gazetar dëshiron të largohet nga ky vend. Edhe unë, si një 30-vjeçar që jeton në këtë Tiranë të zhurmshme, kërkoj që familja ime modeste të rritet e sigurtë. Siç po shohim edhe ngjarjet e fundit në Tiranë, por jo vetëm, kushtet dhe siguria duket se nuk janë kushte optimale”, tha Bled Marku, gazetar.
Folësi është i vetëdijshëm që në Amerikë nuk do të punojë në një studio lajmesh, përkundrazi, ai e sheh veten edhe si një punëtor ndërtimi.
“Edhe pse këtu punoj si folës dhe gazetar, largimi drejt Amerikës do të më shtyjë drejt një pune, të cilën nuk e kam bërë ndonjëherë. Mund të punoj kamerier, mund të punoj banakier, në ndërtim a në çdo punë tjetër. Por, e di që aty do të vlerësohem, e di që do të marr një shërbim mjekësor të rregullt. Atje e di që shteti vihet në dispozicion të personit, e jo personi në dispozicion të shtetit”, tha më tej gazetari Bled Marku.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














