Kosova
Përleshja mes policisë dhe hajdutëve, arrestohen dy të dyshuar
Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmë mes Policisë së Kosovës dhe disa personave të dyshimtë, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Gjatë ndjekjes njëri nga tre të dyshuarit ka gjuajtur me armë drejt policëve, me ç’rast policia është detyruar të shtie me armë në drejtim të të dyshuarve. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, përderisa i dyshuari i tretë me inicialet N. S, ka arritur te ikë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati. Policia thotë se ai ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes, përcjell albinfo.ch.
Policia njofton se në veturën e të arrestuarve janë sekuestruar: Një revole të tipit Zoraki, të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë, Një thikë, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celular. Dy zyrtarë policorë janë lënduar në këtë aksion dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore












