Muzikë
Tre artistë zviceranë me origjinë të huaj: Atdheun e gjejnë në muzikë
“Muzika gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri shihej më shumë si një propagandë,” tha mes tjerash Duni, e cila ka ardhur në Zvicër në 1992.
Ata kanë një zë të veçantë dhe krahas Zvicrës një mëmëdhe të dytë: Brazili në rastin e Marc Sway, Gana te Joy Frempong dhe Shqipëria te Elina Duni. Në «Kulturplatz» të tre protaginistët e lartëpërmendur janë takuar në kuadër të emisionit të “SRF” «Sounds of Home and Freedom» me moderatoren Eva Wannenmacher. Ata kanë folur rreth vendlindjes dhe natyrisht mbi muzikën.
Elina Duni gjatë emisionit theksoi se kur u zhvendos në Zvicër ndjeu një shok kulturor dhe e zhytur nga situata e re, ajo fillimisht humbi zërin. Megjithatë shpejt ajo përshtat kulturën kombëtare të atdheut të vjetër me atë të Zvicrës. Me projektin e saj shumë gjuhësor, ajo pushton mediat perëndimore dhe albumi i saj Dallëndyshe vlerësohet si ndër më të mirat në muzikën xhaz.
“Muzika gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri shihej më shumë si një propagandë,” tha mes tjerash Duni, e cila ka ardhur në Zvicër në 1992. Gjatë emisionit ka detaje nga jeta e tre artistëve në Zvicër dhe vendet e origjinës.
Në lidhje se cilin vend e ndjejnë më tepër si atdhe të tyre, të tre artistët e njohur theksuan se “vendlindjen e gjejnë ata në muzikë” dhe se “humaniteti” është më i madh sesa vetëm një vend gjeografik.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të... -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton












