Kosova
VV-ja kërkon arrestimin e presidentit Thaçi
“Presidenti Thaçi është në gjendje të paguajë me territor të Kosovës njohjen nga Serbia”, ka thënë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së ka thënë se ky do të jetë thelbi i marrëveshjes përfundimtare në dialogun me Serbinë.
Bashkimin e Luginës e ka quajtur një mashtrim, derisa ka përmendur komunat e veriut të vendit, si territore që do t’i jepen Serbisë.
Sipas Konjufcës, presidenti Thaçi do të duhej të ndalohej nga Policia e Kosovës me një urdhër të kryeprokurorit për shkelje të Kodit Penal e Kushtetutës së vendit.
Konjufca ka thënë se Presidenti nuk ka mandat për të negociuar për asgjë, e aq më pak për territorin e vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira Në Gjenevë, rreth 300 persona protestuan të martën në mesditë për të kërkuar rritje pagash për... -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër















