Shqipëria
Në Selanik, thirrje ekstremiste: Të djegim Tiranën!
Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar hetimet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve dhe shpërndarje të simboleve që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të kryer në bashkëpunim.
Një burim tha për Top Channel se organi i akuzës nuk ka vendosur ende nëse për veprën tjetër të referuar nga policia atë të kalimit të paligjshëm të kufirit do të ketë apo jo procedim penal. Hetimi do të kryhet ndaj 12 personave, që gjatë të enjtes në mbrëmje u shoqëruan dhe u pyetën për thirrjet antishqiptare në fshatin Bularat. Të gjithë emrat e të dyshuarve i janë lënë mbi tavolinë Prokurorisë nga Antiterrori, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Përveç referimit në Prokurori për incidentin në fshatin Bularat, antiterrori, këtu në Policinë e Shtetit do të vazhdojë të jetë pjesë e hetimeve, përderisa bëhet fjalë për vepra kundër rendit kushtetues.
Mes veprimeve të antiterrorit po tentohet të hidhet dritë nëse udhëtimi i dhjetëra shtetasve grekë në ceremoninë e varrimit t Kacifas ishte apo jo i sponsorizuar. I gjithë ky dyshim vjen nga fushata në rrjetet sociale përpara ceremonisë të këqyrura nga antiterrori, ku bëhej thirrje për një udhëtim në Bularat që më pas do të rimbursohej. Njëkohësisht si prova materiale janë të sekuestruara flamuj me mbishkrimin Vorio Epiri si edhe filmimet e agjentëve në të cilat u hodhën thirrje antishqiptare, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Pas dhjetëra orëve filmime dhe vëzhgime të antiterrorit të autorizuara nga prokuroria, të hënën organi i akuzës do të kërkojë angazhimin e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë për të përkthyer nga greqishtja në shqip parullat e hedhura në Bularat.
Por në Greqi edhe pas ceremonisë kanë vazhduar tubimet kundër shqiptarëve. Një grup personazh me parullën “Kacifas je i pavdekshëm”, bërtisnin do e marrim “Korçën dhe Sarandën”, do e djegim Tiranën”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











