Shqipëria
Për ruajtjen e shtëpive tradicionale, vlerësohet Himara
Udhëzuesi praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e shtëpive tradicionale në fshatrat e bregdetit të Himarës është vlerësuar së fundmi me Çmimin e nderit në kategorinë e Dizajnit Urban gjatë ceremonisë së Çmimeve të Ekselencës së INTBAU 2018, që është mbajtur në Londër, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një postim në rrjetet sociale ka thënë se anëtarët e jurisë krijuan bindjen se ndikimi që udhëzuesi mund të ketë në ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e vendbanimeve rurale në rivierën shqiptare bëri që ata të marrin këtë vlerësim.
“Ceremonia u zhvillua në “Royal Society of Arts”, në Londër, gjatë Kongresit Botëror të INTBAU 2018, një forum që zhvillohet çdo dy vjet, i cili bashkon perspektivat dhe njohuritë globale në diskutim dhe debat mbi çështje të ndryshme sfiduese, me të cilat përballet mjedisi i ndërtuar dhe komunitetet rreth botës sot.
Udhëzuesi është hartuar në kuadër të programit “Zhvillimi i integruar dhe i qëndrueshëm i rajonit bregdetar jugor”, zbatuar nga GIZ-i i Shqipërisë, përfitues janë Bashkia e Himarës dhe komuniteti i fshatrave”, ka shkruar ai. Shtëpit e fshatrave të bregdetit të Himarës përfaqësojnë dhe reflektojnë traditat në ndërtim dhe stilin e jetesës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













