Kosova
Fajon: Kosova meriton liberalizimin e vizave
Raportuesja për liberalizmin e vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka deklaruar në Bruksel se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza, sipas saj, Prishtina i ka përmbushur kushtet e vendosura.
Fajon gjithashtu u shpreh e zhgënjyer nga mungesa e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët, e kërkoi nga institucionet e Kosovës që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më drejtpërdrejt vendeve anëtare, e jo thjesht institucioneve të BE-së, shkruan Topchannel, përcjell albinfo.ch.
Këto komente ajo i bëri në një panel të konferencës “BE dhe Balkani Perëndimor”, të organizuar nga “think tank”-u “Friends of Europe”.
Ajo gjithashtu u shpreh se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre.
“Ne si institucione të Bashkimit Europian kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat dhe ata e bënë një gjë të tillë, të cilën Komisioni e ka pranuar. Sa u përket institucioneve europiane, Prishtina e ka ‘dritën e gjelbër’. Tani është në dorën e qeverive të vendeve anëtare”, shtoi Fajon.
Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën, si dy vende kyçe, ku procesi i lberalizimit është bllokuar. Fajon tha se në emër të Parlamentit, së bashku me europarlamentarin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














