Lajme
“Mos e dhez”, fushatë kundër duhanit
"Mos e Dhez", është fushatë e shtrirë në tërë territorin e Kosovës përmes rrjeteve sociale, me qëllim të respektimit të Ligjit mbi Kontrollin e Duhanit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Duhanit, një grup të rinjsh nga subjekte të ndryshme politike dhe nga shoqëria civile, kanë organizuar një aksion në sheshin kryesor të Prishtinës, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mos pinë duhan me thirrje: “Mos e Dhez”.
Gjatë ditë, këta të rinj kanë shpërndarë broshura me informacione për ligjin e miratuar kohët e fundit që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike, ruajtjen e shëndetit dhe pasojat e thyerjes së ligjit.
Ky aktivitet është përkrahur edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, duke qenë se është një iniciativë vullnetare e të rinjve dhe po ashtu është një zë më shumë në përpjekjen e respektimit të Ligjit mbi Kontrollin e Duhanit.
“Mos e Dhez”, është fushatë e shtrirë në tërë territorin e Kosovës përmes rrjeteve sociale, me qëllim të respektimit të Ligjit mbi Kontrollin e Duhanit.
Iniciative e këtyre të rinjve, siç thuhet në një komunikatë për medie, ka lindur gjatë ndjekjes së Shkollës për Mediat e Reja në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI). Në mënyrë që kampanja të ketë përfshirjen e mjaftueshme është duke u përdorë edhe media tradicionale, por gjithsesi duke iu atribuar suksesit edhe në rrjetet sociale.
dryshe, duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 5 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit. Studimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, flasin për atë, se nga 5 infarkte, 4 shkaktohen nga pirja e duhanit.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar dhe tashmë ka hyrë në funksion Ligji i ri për Kontrollin e Duhanit. Sipas këtij ligji, pirja e duhanit ndalohet rreptësisht nëpër zona të mbyllura, sikurse nuk lejohet nëpër lokale afariste as reklamim i pakove të cigareve. Ata që thyejnë këtë ligj, gjobiten nga inspektorët
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










