Sporte Luftarake
Bokseri shqiptar përmbyll vitin me nëntë fitore
Boksieri shqiptar, i kategorisë së mesme, Faton “EL VULCANO” Vukshinaj ka arritur të shënoj mbrëmë një fitore shumë mbreslënëse kundër kampionit aktual të Çekisë në kategorinë e mesme 72,5 kg.
Vukshinaj e rrëzoi kundërshtarin që në fillim të duelit, me një goditje të fuqishme në trup.
Por kundërshtari Bauza u ngrit dhe arriti ti shpëtoj goditjeve të tjera të mundshme, duke u larguar sa më shumë nga Vukshinaj.
Ndeshja u zhvillua në GRAND CASINO BASEL.
Vetë boksieri Faton Vukshinaj, ka lindur në Basel të Zvicrës.
Bauza i mbijetoj të 8 raundet e caktuara, Vukshinaj u shpall fitues shumë i bindshëm në këtë duel dhe e përmbylli kështu me shumë sukses edhe vitin 2018, vitin e dytë të karrierës së tij si boksier profesionist.
10 duele në vetëm 22 muaj në boksin profesional, 9 herë arriti të fitoj Vukshinaj, kurse një duel i tij ka mbaruar me barazim teknik për shkak të një aksidenti me kokë nga ana e kundërshtarit të tij.
Luan Dreshaj, menaxheri i Vukshinajt thotë se: “EL VULCANO mbetet pra i pamposhtur dhe i gatshëm për duele titullare në vitin 2019”.
“Fatoni tani e ka kaluar fazen themelore të një karriere të mirëfilltë profesioniste, në vitin 2019 mund të bokson pa problem 10 apo 12 raunde, pra duele për tituj internacional. Jam në bisedime me disa Promotor që tani dhe pas një pushimi disa javor që i duhet Fatonit tani, mund të vëndosim për hapat e radhës” tha Dreshaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














