Maqedonia
Identifikohet viktima e tretë nga aksidenti në Serbi
Është identifikuar edhe viktima e tretë nga aksidenti tragjik në Leskovac në Serbi.
Bëhet fjalë për një grua, të moshës 63-vjeçare nga Kavadari, me inicialet V.K., raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Paraprakisht u identifikua edhe identiteti i dy viktimave të tjera, K.K., 68 vjeçe nga Koçani dhe V.Sh. 68-vjeçar nga fshati Buçin i Krushevës, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Venko Filipçe, pas vizitës së të lënduarve, tha se në spitalin në Leskovac për momentin janë të shtruar 8 persona dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Në spitalin e Nishit, sipas Filipçes, janë të hospitalizuar gjashtë shtetas të Maqedonisë me lëndime të rënda, të cilët pas vlerësimeve do të vendoset nëse do të operohen në Serbi ose do të kthehen në Shkup për t’u operuar.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













