Lajme
Kusari-Lila: Politika dhe biznesi duhet të ecin bashkë
Zëvendëskryeministrja kosovare Mimoza Kusari-Lila tha se ndërmarrjet mund të operojnë me efikasitet dhe me një nivel minimal të pengesave rregullative në Kosovës
Këto deklarata zëvendëskryeministrja kosovare i bëri në konferencën e organizuar nga Iniciativa Ekonomike për Kosovë (ECIKS) me temë “Sfidat e Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik” e cila po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Sipas Kusari-Lilas, duhet t’u tregohet edhe qytetarëve se këto deklarata nuk janë fraza politike, por rezultatin në praktikë.
Në dhjetë vjetorin e ekzistimit të ECIKS-it, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Kusari-Lila foli për zhvillimin ekonomik në pesë vitet e fundit në Kosovë, ri-strukturimi i ndërmarrjeve publike, reformat e të bërit biznes dhe përkrahja e sektorit privat.
“Nuk do të ketë investime, nëse nuk ka qeveri kredibile dhe nuk do të ketë zhvillim të mirëfilltë të shtetit pa investime”, tha Kusari-Lila, sipas të cilës, Qeveria e Kosovës është e vendosur për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes.
Ajo tha se ndërmarrjet mund të operojnë me efikasitet dhe me një nivel minimal të pengesave rregullative.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme se detyra e tanishme është të lëvizim nga qëndrueshmëria e thjeshtë në gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin ekonomik”, deklaroi zëvendëskryeministrja Kusari – Lila.
Kjo konferencë është organizua me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ECIKS, e cila ka shërbyer mbi 100 kompani kosovare dhe investitorë potencial, shumë prej të cilëve tashmë kanë investuar dhe gjenerojnë fitime në Kosovë.
Kusari-Lila foli para një paneli ku ishin të pranishëm: Erhard Busek, ish-zëvendëskancelar i Austrisë, zëvendësministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë së Austrisë, Bernadette Gileringer, ish-komisioneri i BE-së për Bujqësi, Franz Fischler si dhe drejtori e sektorit Privat të Agjencisë Austriake për Zhvillim Gunter Schall.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës











